Teksa Sean “Diddy” Combs përballet me akuza të rënda për trafikim njerëzor, përdhunim dhe prostitucion të detyruar, një foto e vitit 2014 e postuar dhe më pas fshirë nga ai është rikthyer në qendër të vëmendjes.
Fotoja është shkrepur në një festë luksoze në Ibiza, ku ishin të pranishëm emra të njohur si Cassie Ventura, Kim Kardashian, Kanye West, Kate Moss, Paris Hilton, Zac Efron dhe Kendall Jenner.
Në gjyq, ish-partnerja e Diddy-t, Cassie, ka dëshmuar se ishte e detyruar të merrte pjesë në akte degraduese dhe se ai kontrollonte çdo aspekt të jetës së saj. Fotoja ka ngjallur spekulime për përfshirjen e të famshmëve në festat e dyshimta që ai organizonte.