Showbiz

A do të jetë e pranishme Madonna në Eurovizion?!

Përflitet se këngëtarja Madonna do të jetë e pranishme në finalen e Eurovizionit. Këtë vit Eurovizioni organizohet në Tel Aviv të Izraelit. Izraeli prej vitesh është në konflikt me Palestinën, ku ditët e fundit ka pasur edhe shumë akte dhune. 20 persona në Gazë dhe 4 në Izrael kanë humbur jetën.

Aktivistët i kanë bërë thirrje organizatave që të ftuarit të mos jenë të pranishëm në skenë.

Por ç’mendon Madonna në lidhje me këtë deklaratë?

Ajo ndihet tepër e trishtuar për faktin që shumë njerëz të pafajshëm humbin jetën nga ky konflikt për qëllime politike, ama ajo asnjëherë nuk do të ndalojë së performuari muzikë.

Pavarësisht çfarë ajo ka thënë ende nuk është e sigurt ngjitja e saj në skenë pasi EBU (EUROPEAN BROADCAST UNION) që mban përgjegjësi për organizimin e eventit, nuk ka nënshkruar ende një marrëveshje.