Prej rreth një ore në Bruksel është mbledhur grupi i punës i njohur si COELA, ku po diskutohet raporti IBAR për Shqipërinë.
Mësohet se në Bruksel po vërehet një përparim i kujdesshëm lidhur me pikat kryesore të raportit. Ai theksoi se ka një optimizëm të matur për finalizimin e IBAR-it në mbledhjen e sotme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse raporti do të miratohet përfundimisht.
Në rast miratimi, dosja e Shqipërisë pritet t’i kalojë një grupi tjetër politik të përbërë nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të cilët do të vendosin për hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit.
Sipas raportimit, miratimi i IBAR në nivel teknik është një hap thelbësor në vlerësimin e pikave kyçe të negociatave të anëtarësimit, pas të cilit mund të caktohet edhe data e Konferencës ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë për vijimin e procesit të anëtarësimit.