Botë e Çuditshme

A e dini që emri juaj mund të shkojë në Hënë?! Zbuloni më shumë…

NASA po të jep mundësinë të bëhesh pjesë e historisë; emri yt mund të udhëtojë rreth Hënës në misionin Artemis II, fluturimi i parë me astronautë drejt Hënës pas më shumë se 50 vitesh. Katër astronautë do të bëjnë një udhëtim 10-ditor rreth anës së errët të Hënës dhe mbi 1.5 milionë emra nga e gjithë bota do të fluturojnë bashkë me ta të gdhendur në një mikroçip brenda anijes Orion. Si funksionon? Futesh në faqen zyrtare të NASA-s (Artemis → Send Your Name). shkruan emrin tënd (dhe një mesazh opsional) e dërgon formularin. Merr një boarding pass digjital si kujtim. Emri yt gdhendet në një çip që udhëton rreth Hënës. Afati i fundit për të paraqitur emrat është 21 janari 2026.

Çfarë ndodh realisht me emrin tënd? Emri yt nuk shfaqet individualisht gjatë fluturimit, por Udhëton në hapësirë Bën orbitë rreth Hënës Bëhet pjesë e arkivit historik të NASA-s  Të lidh simbolikisht me një nga misionet më të rëndësishme hapësinore të shekullit. Rikujtojmë, se katër astronautë të misionit Crew-11 janë nisur herët drejt Tokës nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, pasi NASA vendosi të ndërpresë misionin për shkak të një problemi mjekësor të një anëtari të ekuipazhit, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Astronauti është në gjendje të qëndrueshme dhe nuk ka pasur nevojë për masa të veçanta gjatë kthimit.

Ekuipazhi u largua nga ISS të mërkurën në orën 17:20 me kapsulën SpaceX Crew Dragon dhe pritet të zbresë në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë, rreth orës 03:40 të mëngjesit të së enjtes. Ndërkaq, një startup hapësinor synon të ndërtojë hotelin e parë ndonjëherë në Hënë, duke e kthyer turizmin hapësinor në realitet. Projekti parashikon përdorimin e robotëve për të shndërruar tokën hënore në materiale ndërtimi, pa transport nga Toka. Hoteli do të ndërtohet me module të qëndrueshme ndaj kushteve ekstreme të Hënës. Aplikimet për qëndrime tashmë kanë nisur, me depozita që shkojnë deri në 1 milion dollarë.