Food & Drink Health & Beauty

A e dini se pas konsumimit të ushqimeve pikante nuk duhet të pini ujë? Pse?

Disa njerëz nuk e duan ushqimin pikant, edhe pse shpesh thonë se mund t’i përballojnë të gjitha. Megjithatë, ndjesia e nxehtësisë që na japin ushqimet pikante mund të duket sikur po digjemi.

Reagimi i parë, dhe shpesh automat, pas konsumimit të ushqimeve të nxehta, është të pimë ujë. Sidoqoftë, shkencëtarët amerikanë thonë se kjo është një nga gjërat më të gabuara që mund të bëjmë.

Sipas ekspertëve nga Shoqata Kimike Amerikane, përzierja e molekulave të ujit me kapsaicinën – substanca që shkakton ndjesinë e djegies në ushqimet pikante – vepron në mënyrë të kundërt.

Kapsaicina, e cila është një substancë pa ngjyrë dhe pa erë e pranishme veçanërisht në farat e specave djegës, lidhet me receptorët e dhimbjes në gojë, të njohur si TRPV1. Këta receptorë kanë si funksion të zbulojnë substanca të nxehta dhe ushqime acidike, që mund të shkaktojnë dëme.

Kur kapsaicina lidhet me këta receptorë, ajo dërgon një sinjal në tru për të treguar se diçka potencialisht e dëmshme është konsumuar, duke stimuluar kështu ndjesinë e etjes për të detyruar trupin të konsumojë diçka për të “larguar” substancën.

Sa më shumë kapsaicin të jetë i pranishëm në ushqim, aq më e fortë bëhet ndjesia e djegies. Intensiteti i nxehtësisë që ndiejmë nga ushqimet pikante matet përmes shkallës Scoville.

Për shembull, speci “fantazmë” nga India verilindore është 400 herë më i nxehtë se tabasko, me një vlerësim prej 1000 pikësh në këtë shkallë.