Lifestyle

A e dini se sa vite jetë të duhen për të vizituar çdo restorant të New York City? Zbulojeni…

New York City ka numrin më të lartë të restoranteve në botë, me nga 25,000 deri në 30,000 ambiente të shpërndara në pesë bashkitë e qytetit. Nëse do të provoje në restorant të ri çdo ditë, pa përsëritje, do të të duheshin mbi 70 vite për t’i vizituar të gjithë nga një herë. Numri gjithashtu ndryshon vazhdimisht. Restorantet hapen dhe mbyllen gjatë gjithë kohës, ndaj lista është gjithmonë në lëvizje, edhe ndërsa ti përpiqesh ta përfundosh atë, sapo mendon se ka mbaruar, del një tjetër. Kështu që ndoshta as 70 vite jetë nuk do të mjaftonin.

Europa njihet për ushqimin e saj fantastik. Vetëm vitin e kaluar, kuzhina italiane u përfshi në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Por mund të jetë e vështirë të dallosh se cilët janë vërtet emrat më të mëdhenj kulinarë në një fushë kaq të mbushur me mundësi fantastike.

Fatmirësisht, ekspertët e Food & Wine e kanë bërë këtë punë për ne teksa përgatitnin listën Global Tastemakers për vitin 2026, duke përmbledhur qytetet më të mira për ushqim dhe pije. Më shumë se 400 kuzhinierë dhe ekspertë udhëtimesh u pyetën për të krijuar renditjen, dhe secili qytet u zgjodh për shkak të bollëkut të mundësive kulinare, nga turet ushqimore dhe klasat e gatimit te restorantet me yje Michelin dhe restorantet e vogla modeste. Ndërsa vendi i parë këtë vit shkoi për Hong Kongun, Europa dominoi listën me pesë hyrje mes 10 vendeve të para.