Gossip Showbiz

A është Kylie Jenner e fejuar me Timothée Chalamet?

Pas paraqitjes së tyre të parë zyrtare në tapetin e kuq në ceremoninë “David di Donatello” në Romë, Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet kanë ndezur spekulimet për një fejesë të mundshme.

Vëmendjen e të gjithëve e mori një vath ekstravagant i Kylie-t nga Schiaparelli – një dorë e artë që mbante një unazë diamanti. Ky detaj u interpretua nga shumë fansa si një “shenjë e fshehtë” fejesë, megjithëse unaza e madhe me diamant që mbante në dorë ishte vendosur në gishtin e vogël, jo në atë të fejesës.

Ndërkohë, veshi tjetër i saj kishte një aksesor tjetër me një perlë, duke shtuar më shumë mister.

Çifti, që është bashkë që nga viti 2023, u shfaq mjaft i afërt gjatë eventit, ku Kylie shkëlqeu me një fustan të zi nga Ferragamo, ndërsa Timothée mori një çmim për karrierën me një kostum kadifeje të zezë.

Pak ditë më parë, u përfol se ata do të shfaqeshin në Met Gala, por zgjodhën të qëndronin larg vëmendjes mediatike, me Timothée-n që preferoi të ndiqte një ndeshje basketbolli me miqtë.