Romanca mes Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet ka qenë një nga temat më të përfolura të vitit në rrjetet sociale dhe në media. Fillimisht u duk si një thashethem i pamundur, një ikonë e reality-show dhe biznesit si Kylie, përkrah një aktori të profilit të lartë artistik dhe alternativ si Chalamet, por koha ka treguar të kundërtën. Dyshja duket më e lidhur se kurrë dhe janë shndërruar në një nga çiftet më të fotografuara të Hollywood-it.
Së fundmi, ata janë parë në disa evente të rëndësishme së bashku, duke përfshirë Met Gala-n, premierat e filmit “Dune 2” dhe në evente të Louis Vuitton. Ajo që bie në sy është kontrasti mes dy botëve që përfaqësojnë: Kylie, me estetikën e saj të ndërtuar për Instagram dhe perandorinë e bukurisë që zotëron, dhe Timothée, me qëndrimin e tij “cool”, artistik dhe shpeshherë larg kamerave. Por pikërisht ky kontrast po i bën ata interesantë. Fansat kanë nisur të pyesin:
A është kjo një lidhje e vërtetë apo thjesht një bashkëpunim strategjik i famës?

Megjithatë, burime pranë çiftit konfirmojnë se marrëdhënia është serioze dhe se ata kanë një kimi të veçantë që i bashkon, përtej dukjes së jashtme. Ajo që e bën këtë çift të ndryshëm nga të tjerët është mënyra se si ata refuzojnë të jenë plotësisht publikë apo të ndjekin traditën e çifteve të famshëm që ndajnë çdo detaj në rrjetet sociale. Të dy janë rezervuar dhe të kujdesshëm, duke preferuar një privatësi që shpesh mungon në epokën digjitale. Dhe kjo i bën edhe më intrigues.
Në një kohë kur shumë lidhje të famshme zgjatin sa një stinë, Kylie dhe Timothée po tregojnë se polariteti mund të jetë magnetik. Edhe pse askush nuk mund të parashikojë të ardhmen e tyre, për momentin ata janë dëshmia më e freskët se dashuria në Hollywood nuk ka më rregulla të shkruara, dhe ndonjëherë, kombinimet më të çuditshme janë më të suksesshmet.