Showbiz

A mund të infektohemi nga Covid-19 gjatë ecjes në rrugë, veshjeve dhe sipërfaqeve të tjera?

Marrë shkas nga një mesazh audio në Whatsapp që po qarkullon në Itali, thuhet se duhet të kemi kujdes kur ecim në rrugë nga ajo çfarë shkelim dhe se këto kohë duhet të përdorim vetëm 1 palë këpucë për të dalë. Kjo sepse kur të kthehemi duhet t’i lëmë ato jashtë dhe t’i pastrojmë me shumë kujdes pasi rrezikojmë të sjellim virusin në shtëpitë tona.

Frika nga Koronavirusi i ri po ndikon ndjeshëm në psikologjinë tonë dhe shumë prej nesh po zhvillojnë paranoja se ky virus mund të na transmetohet aq lehtë saqë kemi frikë edhe nga lëvizja brenda në shtëpi.

Megjithatë, ekspertë italianë të sëmundjeve virale nga universiteti Statale në Milano theksojnë se nuk ka vend për panik. Ata treguan se edhe pse është e vërtetë që Covid-19 mund të mbijetojë disa ditë në sipërfaqe të ndryshme, prekja e këtyre sipërfaqeve qoftë me këpucë apo me duar nuk ju infekton nëse ju nuk prekni më pas fytyrën tuaj. Pra, propabiliteti është i ulët.

Sa i përket veshjeve, duhet që dikush t’i ketë lënë ato në një sipërfaqe të infektuar dhe pasi t’i ketë veshur t’i fusë duart në gojë, të prekë hundën apo sytë.

Gjatë blerjeve në supermarket nuk është e domosdoshme dezifektimi i qeseve apo produkteve të tjera 1 e nga 1, logjika mbetet e njejtë, thjesht lani duart me ujë të ngrohtë dhe mos prekni fytyrën tuaj.