Dimri mund të jetë stina ideale për të humbur peshë, sipas ekspertëve, pasi temperaturat e ulëta ndihmojnë në djegien e kalorive dhe eliminimin e yndyrnave të tepërta.
Studimet e fundit tregojnë se ekspozimi ndaj të ftohtit aktivizon yndyrnat kafe termogjenike, të cilat janë të dobishme për trupin dhe ndihmojnë në djegien e kalorive. Këto yndyrna kontribuojnë në heqjen e yndyrnave të bardha dhe të dëmshme nga trupi, duke përdorur më shumë energji dhe kalori.
Ekspertët theksojnë se ndjesia e të ftohtit mund të rrisë ritmin e djegies së kalorive nga 3 deri në 30 përqind.
Një studim tjetër ka zbuluar se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të transformojë llojet e yndyrnave në trup, duke ndihmuar në djegien e yndyrnave të tepërta.
Ky transformim ndodh përmes qelizave staminale, të cilat reagojnë ndryshe në kushte të ftohta.
Pra, dimri mund të ofrojë mundësi për humbje peshe pa nevojën për shumë përpjekje.