Këngëtari i njohur shqiptar, Tiri Gjoci, ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instagram, ku ka marrë pyetje të ndryshme nga fansat në mënyrë anonime.
Ndër temat më të diskutuara ishte edhe rrugëtimi i tij në “Big Brother VIP 4” dhe raporti me ish-banorët e shtëpisë, veçanërisht me fituesin e këtij edicioni, Gjestin.
Një ndjekës e pyeti:
A ke kontakt me Gjestin? Ai të ka vlerësuar gjithmonë për artin që ti bën në Big. Ju të dy na keni kënaqur mbrëmjeve kur këndonit
Tiri iu përgjigj shkurt:
Jemi kënaqur dhe ne bashkë me ju. Për momentin secili po merret me planet individuale
Ndërkohë, Gjesti ka vazhduar të performojë në koncerte nëpër vende të ndryshme në Evropë, duke ndjekur projekte të reja muzikore pas daljes nga BBV.