Health & Beauty

A vihet shtatzënia në rrezik nëse ju plasin ujërat para kohe?

Plasja e ujërave është pjesë normale e lindjes, por nëse kjo ndodh përpara se fëmija juaj të jetë gati për të ardhur në jetë, quhet shpërthim i parakohshëm i membranave (PROM), që prek deri në 10% të grave shtatzëna. Nëse ndodh të përjetoni diçka të tillë, kjo mund të çojë në komplikime dhe mund të nevojitet të qëndroni në regjim shtrati, por kjo nuk do të thotë se fëmija juaj do të lindë menjëherë.

Rreziku më i madh nga PROM është infeksioni, meqenëse lëngu amniotik parandalon bakteret dhe mikrobet që mund të infektojnë fëmijën tuaj. Sapo këto membrana të çahen, fëmija juaj është më i prekshëm, prandaj duhet t’ju kontrollojë mjeku për të vendosur se ç’do të bëni më pas. Nëse kjo ndodh pas javës së 34, ju mund të lindni në atë kohë, pasi bebet në këtë moshë lindin pa asnjë komplikacion.

Në rast se ndodh përpara kësaj kohe, mjeku mund t’ju japë antibiotikë për të shmangur infeksionet e mundshme, plus steroidet për të ndihmuar zhvillimin e mushkërive të fëmijës suaj. Pasi të keni arritur 34 javë, mjeku do t’ju kontrollojë për të parë nëse mushkëritë e fëmijës suaj janë zhvilluar majftueshëm për të lindur. Edhe pse shkaqet e PROM nuk janë kuptuar plotësisht, disa gra janë më të rrezikuara dhe këtu bëjnë pjesë ato që pinë duhan, që janë shtatzënë me binjakë ose më shumë, apo që kanë probleme si tensioni i lartë i gjakut.

Zbulime të reja tregojnë se një shenjë që shfaqet që gjatë shtatzënisë mund të tregojë rrezik të shtuar për zhvillimin e depresionit pas lindjes. Depresioni perinatal, që prek rreth një në pesë gra gjatë shtatzënisë ose menjëherë pas lindjes, shpesh mbetet i paidentifikuar dhe pasojat e tij mund të jenë afatgjata si për nënën, ashtu edhe për fëmijën. Një studim i ri i botuar në revistën Nature Mental Health sugjeron se shenjat e para të depresionit mund të vërehen që në tremujorin e dytë të shtatzënisë.