Sex

Si ndryshon dëshira seksuale gjatë shtatzënisë? Rritet apo ulet?

Shtatzënia sjell ndryshime hormonale, fizike dhe emocionale që ndikojnë edhe në seksualitetin e çiftit.

Një rishikim sistematik i publikuar në “Frontiers in Public Health” zbuloi se dëshira seksuale te gratë shpesh arrin kulmin gjatë tremujorit të dytë, ndërsa tek burrat ndodhin ndryshime hormonale që mund të ulëjnë dëshirën.

Një studim tjetër i kryer gjatë pandemisë COVID‑19 tregoi se gratë me ankth ose depresion raportuan një funksion seksual më të ulët gjatë shtatzënisë, ndërsa ato pa probleme mendore treguan një funksion seksual të qëndrueshëm dhe të kënaqshëm.

Hulumtimet gjithashtu tregojnë se faktorë si lodhja, ndryshimet e trupit dhe shqetësimet për sigurinë e fetusit ndikojnë në dëshirën seksuale dhe eksperiencën e intimitetit.

Këto të dhëna nënvizojnë kompleksitetin e seksualitetit gjatë shtatzënisë dhe rëndësinë e ndryshimeve fiziologjike dhe emocionale.