Adam Sandler është shprehur se gjatë promovimit të filmit të tij të ri “Jay Kelly”, iu desh të vishte më shumë kostume se zakonisht, diçka që, sipas tij, nuk e ka ndier aspak rehat.
Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, aktori tregoi se nuk është aspak fans i veshjeve formale.
Ishte e tmerrshme. Nuk më pëlqen ndjesia. Mendoj se kam vetëm tre kostume të ndryshme dhe nuk më pëlqejnë shumë prej tyre. Nuk i duroj dot pantallonat, xhaketat, ato këmishat. I urrej të gjitha
-tha Sandler, duke shtuar me humor se, edhe kur mori komplimente për pamjen, reagoi thjesht me një “Jo. Faleminderit.”
I njohur për stilin e tij të rehatshëm e të thjeshtë, me bluza sportive, pantallona të gjera dhe çorape, Sandler u detyrua të ndryshonte plotësisht pamjen për rolin e tij në “Jay Kelly”, duke u veshur me kostume elegante.
Ndërkohë, bashkë-ylli i tij në film, George Clooney, i tha “People se kishte ndikuar në disa prej zgjedhjeve të modës së Sandler dhe madje e kishte “detyruar” të vishej më shpesh me kostume.
E detyrova Adamin të vishte kostume. A nuk mendon se duket më mirë sesa me ato pantallonat e gjera dhe të shkurtra?
-u shpreh Clooney me të qeshur.
Megjithatë, përtej humorit, aktori i njohur vlerësoi shumë kolegun e tij, duke theksuar se “Jay Kelly” tregon një anë tjetër të talentit të Sandler.
Ky film tregon se çfarë aktori i mrekullueshëm dhe i sinqertë është Adam. U thoja vazhdimisht të tjerëve që të mos e shihnin thjesht si një komedian të çmendur, ai është vërtet një aktor i jashtëzakonshëm
-përfundoi Clooney.