Gossip Showbiz

Momenti gazmor mes George Clooney dhe Adam Sandler u komentua nga të gjithë! I vendos dorën mbi…

George Clooney tregoi anën e tij gazmore gjatë premierës së filmit “Jay Kelly” në Kaliforni, duke vendosur me shaka dorën mbi të pasmet e bashkë-yllit të tij, Adam Sandler. Aktori 64-vjeçar u shfaq në tapetin e kuq krah Sandler, 59 vjeç, dhe aktores Riley Keough.

Clooney zgjodhi një kostum gri elegant me këmishë të zezë, ndërsa Sandler preferoi një kostum blu të errët me këmishë të zezë dhe atlete, duke e bërë pamjen më të thjeshtë dhe komode, shkruan DailyMail.

Bashkëshortja e Sandler, Jackie, e mbështeti me një fustan të zi me dantella, ndërsa mungesa e bashkëshortes së Clooney-t, Amal, u vu re nga mediat.

Filmi, i drejtuar nga Noah Baumbach dhe bashkëshkruar me Emily Mortimer, rrëfen historinë e dy miqve që gjatë një fundjave të ngarkuar përpiqen të rizbulojnë shpirtin e tyre rinor dhe të përballen me realitetin e rritjes.

Clooney luan Jay Kelly, një aktor që reflekton mbi karrierën e tij dhe pyet veten nëse “luan gjithmonë veten”.

Në një intervistë për Variety, Clooney reagoi ndaj kritikëve që e akuzojnë për mungesë shumëllojshmërie në role:

A thonë njerëzit se unë luaj vetëm veten time? Nuk më intereson fare. A e ke provuar ndonjëherë të luash veten? Është e vështirë për ta bërë

-tha ai me ironi.

Aktori kujtoi gjithashtu fillimet e tij, duke theksuar se suksesin e vërtetë e njohu pas moshës 33-vjeçare, kur u bë pjesë e serialit “ER”.

Kuptova se sa kalimtare është fama dhe sa pak lidhet ajo me ty si njeri

-përfundoi Clooney.