Bota

Aeroporti i mbingarkuar i Frankfurtit, mijëra pasagjerë humbin fluturimet

Me mijëra vetë kanë humbur fluturimin e festave për shkak të ngarkesës së madhe në aeroportin e Frankfurtit, ku kishte mungese stafi. Njerëzit kanë pritur në radhët e sigurisë për 90 minuta. Lufthansa gjermane është përballur me kritika të ashpra për faktin që nuk kishte mjaftueshëm personel gjatë asaj që konsiderohet si fundjava më e ngarkuar e vitit. Të paktën 88 fluturime patën vonesa sepse kur pasagjerët nuk arrinin dot portat në kohë, bagazhet e tyre duhet të hiqeshin nga avioni.