Rritet numri i viktimave nga një sulm i përgjakshëm në lindje të Afganistanit. Autoritetet afgane konfirmojnë 68 të vrarë e 165 të plagosur nga atentati vetvrasës i një dite më parë në provincën Nangargar. Ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit në zonën ku talebanët dhe militantët e ISIS-i janë mjaft aktivë.