Bota

Afganistan, talebanët islamikë marrin një distrikt strategjik

Talebanët në Afganistanin e veriut kanë marrë një distrikt strategjik të rëndësishëm pranë kufirit me Turkmenistanin duke vrarë dhjetëra trupa afgane në një seri sulmesh. Gjatë tre ditëve të fundit, më shumë se 80 ushtarë të Forcës Kombëtare Afgane që trajnohen nga ushtria amerikane janë vrarë nga forcat rebele talebane. Forcat qeveritare u tërhoqën nga zona për të shmangur viktimat mes civilëve.