A e keni menduar ndonjëherë sa ndihmuese do të ishte të mund të lexonit mendimet e njerëzve përreth? Edhe pse nuk flasim për fuqi magjike, ekspertët tregojnë se “leximi i mendjes” është një aftësi që mund të përvetësohet me pak vëmendje dhe praktikë.
Kuptimi i gjendjes mendore të dikujt tjetër përmes sjelljes, gjuhës trupore dhe komunikimit është një mjet i fuqishëm që mund t’ju ndihmojë të jeni më të suksesshëm – qoftë në marrëdhënie personale, në punë apo në negociata.
Më poshtë ju sjellim tri këshilla të thjeshta, por shumë efektive për të mësuar këtë aftësi:
Vëzhgoni gjuhën e trupit
Trupi rrëfen shumë më shumë seç mendojmë. Mënyra si një person qëndron, lëvizjet e duarve, mimikat e fytyrës apo lëvizjet e këmbëve mund të japin sinjale të qarta për gjendjen e tyre emocionale.
Për shembull, nëse balli i dikujt është i rrudhur, mund të jetë nën stres apo presion. Lëvizjet e vazhdueshme të këmbëve tregojnë shqetësim apo ankth.
Kushtoni rëndësi frymëmarrjes
Frymëmarrja është një tjetër “dritare” drejt mendjes. Një person që merr frymë thellë dhe në mënyrë të qetë, zakonisht ndodhet në një gjendje të relaksuar. Por nëse frymëmarrja është e shpejtë dhe e cekët, kjo mund të jetë një shenjë e tensionit ose ankthit.
Dëgjoni me vëmendje – edhe atë që nuk thuhet
Komunikimi ballë për ballë është thelbësor për të kuptuar një person në thellësi. Përveç fjalëve, rëndësi ka edhe mënyra si ato thuhen – pauzat, toni i zërit dhe madje edhe heshtja.
Në shumë raste, ajo që nuk thuhet zbulon më shumë se fjalët. Një dëgjues i mirë mund të kuptojë nëse një person po mban diçka brenda, po përpiqet të fshehë një ndjenjë apo thjesht nuk ndjehet rehat.