Aktualitet

Agjenci e re për naftën, menaxhim nga privatët me tarifa mbi karburante

Plot 7 taksa dhe tarifa paguajnë qytetarët shqiptarë për çdo litër naftë apo benzinë që blejnë, duke bërë që çmimi final i karburanteve të përbëhet në pjesën më të madhe të tij, gati 60% nga taksat që i shkojnë shtetit. Por, barra fiskale mund të rritet përsëri, me dy tarifa të reja. E para lidhet me koncesionin për kontrollin e pompave të pikave të karburantit. Tarifa tjetër do jetë nga krijimi i një agjencie të re qeveritare, e cila do të menaxhojë rezervat e detyrueshme të sigurisë së karburanteve që një shtet duhet të mbajë.