Sport

Ajax zyrtarizon trajnerin e ri, kontratë deri në 2027-tën!

Ajax ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi holandez ka gjetur gjuhën e përbashkët me John Heitinga. Heitinga do të qëndrojë në krye të kësaj skuadre, deri me 30 qershor 2027.

“Ajax ka arritur marrëveshje me John Heitinga. Heitinga po nënshkruan kontratë me Ajax si trajner deri më 30 qershor 2027” – shkruan klubi .Në të kaluarën, 41-vjeçari ka udhëhequr moshat e Ajax. Synimi në sezonin e ri për këtë skuadër do të jetë fitimi i titullit kampion.

Ndërkaq, sipas raportimeve të gazetarit sportiv Horacio Accomando, Juventus ka hyrë në negociata të drejtpërdrejta me trajnerin aktual të Al-Nassr, Stefano Pioli.

Lëvizja vjen në një moment kur Pioli po tërheq gjithnjë e më shumë interes në tregun e trajnerëve italianë, duke qenë gjithashtu një objektiv edhe për Atalantën.

Klubi torinez është në kërkim të alternativave për pankinën e ekipit të parë në prag të sezonit të ri, mes pasigurive mbi të ardhmen e stafit aktual teknik.

Ish-trajneri i Milanit, Stefano Pioli, vlerësohet gjerësisht për eksperiencën e tij në Serie A, çka e bën një kandidat tërheqës për klubet elitare italiane. Juventus po përpiqet të përfitojë nga periudha e shkurtër e ndërprerjes së Piolit pas drejtimit të Al-Nassr, për ta bindur atë të marrë drejtimin e ekipit bardhezi.