Aksident me pasojë vdekjen në Elbasan. Viktimë mbeti shtetasi Klodian Korançe 24-vjeç. Automjeti tip “Benz” që drejtonte doli nga nga rruga pranë ish-Kombinatit Metalurgjik dhe u përplas me portën e një servisi makinash. Më pas, makina u përfshi nga flakët. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.