Aktualitet

Aksident me vdekje në Fier/ Përplasen tre mjete, humb jetën 33-vjeçari!

Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 17:20 në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe me një motor dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit, i identifikuar si Klajdi Hoxha, 33-vjeç, ka marrë dëmtime të rënda. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

LEXO EDHE: U gjet i pajetë në banesë nga nëna, Prokuroria e Sarandës nuk lejon varrosjen e 40-vjeçarit, trupi niset drejt Tiranës për ekspertizën ligjore

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilét po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.

LEXO EDHE: “Kompleksiteti po pengon bastet online”, Ministria e Financave për Top Channel: Jemi ende në proces hartimi

NJOFTIMI I POLICISE:
“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.  Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.