Aksident i rëndë në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, ka ndodhur një aksident i rëndë. Një automjet tip kamionçinë u përplas me trafik-ndarësen. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Vlorës.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, që punuan për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, pasi kabina e kamionçinës u dëmtua rëndë dhe personi i mbetur brenda nuk mund të nxirret lehtësisht.
Nga verifikimet në terren të kryera nga Policia Rrugore, dyshohet se automjeti tip Dacia me targa AA 408 XY, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj, ishte shkaktari i aksidentit. Drejtuesja e automjetit, një shtetase e huaj dhe femër, dyshohet se ka goditur nga pas një kamionçinë, duke shkaktuar spostimin e këtij të fundit, i cili është përplasur me barrierën ndarëse të autostradës.
Policia ka shoqëruar drejtuesen e automjetit Dacia dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke prerë pjesën metalike të deformuar të automjetit dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë të drejtuesit të kamionçinës. Ndërkohë, pasagjeri që ndodhej në kabinën e kamionçinës është në gjendje të rëndë në spital.