Aktualitet

Aksident në Lushnje/ Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona!

Një aksident ka ndodhur në aksin Rrogozhinë–Lushnjë.

Një automjet tip Volkswagen Polo ka goditur nga pas një traktor.

Aksidenti ka ndodhur pranë Golemit. Si pasojë e këtij aksidenti ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit Volkswagen, Selman Hoxha, rreth 70 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij.

Të dy janë transportuar drejt spitalit të Lushnjës, ku nga informacionet e marra gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para mësohet se drejtuesi i mjetit Volkswagen ka humbur kontrollin si pasojë e përgjumjes. Policia ndodhet në vendngjarje, ku po heton shkaqet e këtij aksidenti.