Aktualitet

Aksident në Milot-Fushë Krujë, dy viktima

Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët tona. Dy të rinj nga Tirana humbën jetën në autostradën Milot-Fushë Krujë. Viktima mbetën një 21-vjeçar, i cili udhëtonte si pasagjer dhe drejtuesi 26-vjeç i një automjeti tip “Volkswagen” që doli nga rruga. Dy të rinj të tjerë të moshave 18 e 23-vjeç, që ndodheshin në të njëjtën makinë, mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Të lënduarit po mbahen nën mbikëqyrje mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.