Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në aksin Prishtinë-Ferizaj. Mësohet një autobus i linjës Prishtinë-Ferizaj humbi kontrollin dhe përfundoi në një pikë karburanti në anë të rrugës, ku goditi edhe tre makina të tjera. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.