Aktualitet

Aksident rrugor në autostradën Durrës-Sukth, një i vdekur

Aksident me vdekje te Mbikalimi i Rrushbullit në autostradën Durrës-Sukth. Një automjet tip “Volkswagen” me drejtues një 69-vjeçar përplasi një shtetas të moshës 88-vjeç, i cili po kalonte rrugën. I moshuari nuk mundi të mbijetojë. Drejtuesi i makinës u shoqërua në Polici, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit fatal.