Aktualitet

Aksident rrugor në Vlorë, një i lënduar

Aksident në Rrugën Trans-Ballkanike në Vlorë. Motori goditi këmbësorin, duke i shkaktuar plagë të lehta. Raportohet se edhe vetë drejtuesi i motorit ka marrë lëndime, dhe të dy ndodhen në spitalin rajonal jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.