Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për T7 se shkaku i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i motoçikletës, i cili pas tejkalimit të shpejtësisë në një kthesë ka dalë në korsinë e kundërt duke u përplasur me një veturë.
Në motoçikletë ndodheshin dy persona. Përveç Kelmendit, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, edhe një person tjetër mbeti i plagosur rëndë dhe po trajtohet në spitalin e Pejës.
Faqja e fshatit Terboviq në Facebook njoftoi se i lënduari është një banor i zonës, i cili aktualisht po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.