Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur James Van Der Beek tregon betejën e tij me kancerin e zorrës së trashë!

James Van Der Beek festoi ditëlindjen e 48-të dhe ka postuar një video në Instagramin e tij ku e ka titulluar “Çfarë kam marrë nga udhëtimi im i 48-të”. Në të, ndau disa momente që kur u bë i famshëm si ylli i “Dawson’s Creek”. “Kur isha më i ri, e përkufizova veten si një aktor, i cili kurrë nuk ishte aq përmbushës. Dhe pastaj u bëra bashkëshort dhe kjo ishte shumë më mirë dhe më pas u bëra baba dhe kjo ishte mënyra përfundimtare që mund ta përkufizoja veten si një bashkëshort dhe baba i dashur, i aftë, i fortë”-tha ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by James Van Der Beek (@vanderjames)

Megjithatë, një diagnozë e kancerit ndryshoi gjithçka për babanë e gjashtë fëmijëve. “Më duhej ta shikoja vdekjen time në sy, duhej të përballesha me vdekjen”-shpjegoi ai, duke e përshkruar vitin e kaluar si vitin më të vështirë të jetës.