Kimberly Van Der Beek, bashkëshortja e aktorit James Van Der Beek, ka reaguar me një mesazh emocional pas humbjes së aktorit Eric Dane, duke ndarë një foto të vjetër familjare në rrjetet sociale.
Në imazhin e publikuar, Kimberly dhe James shfaqen së bashku me Dane dhe bashkëshorten e tij, Rebecca Gayheart, si dhe dy vajzat e tyre. Krahas fotos, ajo shkroi:
Të duam. Do të na mungojë shumë të qeshurat e djemve tanë në festat e Krishtlindjeve
-duke kujtuar miqësinë e tyre jashtë kamerave.
Fotoja është realizuar në vitin 2017 gjatë eventit bamirës “Chrysalis Butterfly Ball”, një aktivitet që mbështet personat e pastrehë dhe individët me të ardhura të ulëta për të gjetur punë dhe për të arritur pavarësi ekonomike.
Muaji shkurt shënoi humbjen e dy figurave të njohura të Hollivudit. Fillimisht u nda nga jeta më 11 shkurt James Van Der Beek, i njohur për rolin e tij në serialin Dawson’s Creek, ndërsa më 19 shkurt ndërroi jetë Eric Dane, i njohur për rolet e tij në Grey’s Anatomy dhe Euphoria.
Van Der Beek kishte zbuluar në fund të vitit 2024 se po luftonte me kancer kolorektal në fazën e tretë, ndërsa Dane ishte diagnostikuar me ALS një vit më parë.
Miq të familjeve kanë hapur gjithashtu fushata mbështetëse për të ndihmuar të afërmit e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë.