Gossip Showbiz

James Van Der Beek rinovoi betimet martesore pak ditë para ndarjes nga jeta?

Aktori i njohur i Hollywood-it James Van Der Beek ka ndërruar jetë më 11 shkurt në moshën 48-vjeçare, pas një beteje me kancerin kolorektal. Lajmi i trishtë vjen vetëm pak ditë pasi ai dhe bashkëshortja e tij, Kimberly, kishin rinovuar betimet martesore në një ceremoni intime dhe prekëse.

I njohur për rolet e tij në serialin Dawson’s Creek dhe filmin Varsity Blues, aktori la pas bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët e tyre.

Sipas Kimberly, ceremonia e rinovimit të betimeve u organizua vetëm dy ditë më parë me ndihmën e familjarëve dhe miqve të afërt. Çifti shkëmbeu sërish premtimet martesore në dhomën e tyre, e zbukuruar me lule dhe qirinj, ndërsa miq të tjerë iu bashkuan momentit përmes platformave online.

Ajo e përshkroi ceremoninë si “të thjeshtë, të bukur dhe shumë emocionuese”.

Historia e dashurisë së çiftit kishte nisur në Izrael në vitin 2009, ndërsa një vit më vonë ata u martuan në një ceremoni private, në një kohë kur Kimberly ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Pas ndarjes nga jeta të aktorit, familja konfirmoi lajmin përmes një mesazhi prekës, duke theksuar se ai i përballoi ditët e fundit me “guxim, besim dhe dinjitet”, ndërsa kërkoi privatësi gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Humbja e tij ka prekur industrinë e filmit dhe televizionit, ku shumë kolegë dhe miq shprehën publikisht dhimbjen dhe vlerësimin për aktorin.

Mes tyre ishte edhe Katie Holmes, bashkëprotagoniste në “Dawson’s Creek”, e cila e kujtoi për forcën, dhembshurinë dhe dashurinë për jetën.

Ndërkohë, familja e aktorit ka hapur edhe një fond mbështetjeje për të ndihmuar me shpenzimet dhe edukimin e fëmijëve të tij pas humbjes së parakohshme.