Blake Lively pretendon se ka humbur mbi 150 milionë euro si pasojë e një “fushate shpifjeje” që, sipas saj, është orkestruar nga regjisori dhe ‘bashkë-aktori’ i filmit It Ends With Us, Justin Baldoni. Avokatët e aktores 38-vjeçare thanë se publiciteti negativ i shkaktuar prej Baldonit dhe ekipit të tij ka ndikuar në të ardhurat e saj si aktore, producente dhe sipërmarrëse, përfshirë rreth 52 milionë euro në paga të kaluara dhe të ardhshme.
Ata shtuan se dëmi i shkaktuar reputacionit të saj arrin në të paktën 31 milionë euro, me mbi 65 milionë përshtypje negative në internet. Në dokumentet e paraqitura, Lively përmend edhe disa figura të njohura që mund të dëshmojnë në gjyq, si Taylor Swift, Emily Blunt, Hugh Jackman dhe Gigi Hadid. Aktorja ka akuzuar Baldonin për ngacmim seksual, sjellje hakmarrëse dhe shpifje, duke thënë se ai e turpëroi gjatë xhirimeve të filmit. Nga ana tjetër, Baldoni i ka mohuar të gjitha akuzat. Edhe pse filmi “It Ends With Us” pati sukses në arkat e kinemave, me mbi 325 milionë euro fitime globale, polemikat midis dy yjeve e kanë errësuar suksesin e tij.
Rikujtojmë, se paga e Blake Lively për rolin e saj kryesor në filmin “It Ends With Us” është bërë publike përmes dokumenteve gjyqësore, në mes të një beteje të ashpër ligjore me regjisorin dhe bashkëprotagonistin Justin Baldoni. Sipas “Daily Mail”, aktorja 37-vjeçare ka përfituar 1.75 milionë dollarë (rreth 1.65 milionë euro) për vetëm gjashtë javë xhirime, që përkthehet në një pagë ditore prej afro 58 mijë dollarësh (54,500 euro) për interpretimin e saj si Lily Bloom.