Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja Demi Moore është duke rrezikuar jetën e saj?! Reagon kirurgu plastik!

Gjoksi gjithnjë në rritje i Demi Moore ka shkaktuar shqetësime të mëdha në mesin e atyre që janë më të afërt me të. Ikona 62-vjeçare e Hollivudit prej kohësh është përfolur se i është nënshtruar procedurave të shumta të rritjes së gjoksit. “Njerëzit janë të shqetësuar se ajo është një hap larg nga katastrofa kur bëhet fjalë për implantet e saj më të fundit”-zbuloi një burim i brendshëm për RadarOnline.com. Edhe pse Moore nuk e ka pranuar kurrë publikisht këtë, spekulimet për historinë e saj me operacionet plastike e kanë ndjekur për vite me radhë.

“Ajo duket e pabesueshme, por operacioni plastik mund ta bëjë të varur dhe shqetësimi është se ajo po e tejkalon kufirin”-shtoi burimi. Një arsye kryesore për shqetësim është se fiziku i saj i dobët  dhe madhësia e implanteve mund të çojë në komplikime serioze. “Ajo është kaq e dobët, kështu që implantet e saj bien në sy. Por rregullimi i tyre do të nënkuptojë një operacion tjetër dhe kjo gjithmonë paraqet një rrezik,”- shpjegoi burimi i brendshëm. “Ata mund të shpërthejnë dhe madje ta vrasin atë.”

Dr. Otto Placik, një kirurg plastik me bazë në Çikago pajtohet se humbja e peshës së saj mund të përkeqësojë pamjen e implanteve të saj. “Ajo ka inde minimale që mbulojnë implantet e saj, gjë që sugjeron se ato janë vendosur mbi muskul”-shpjegoi ai. Për të reduktuar rrezikun dhe për të krijuar një pamje më natyrale, doktori sugjeroi që Moore të konsideronte zvogëlimin e implanteve të saj, ndryshimin e vendosjes së implantit nga sipër në nën muskul ose të vazhdonte me transferimin e yndyrës për të lëmuar skajet e implantit.

Rikujtojmë se Demi Moore ka reaguar në Instagram pas humbjes së saj në Oscar ku ka uruar fituesin e çmimit për aktoren më të mirë, Mikey Madison. Aktorja 62-vjeçare u nominua në kategorinë për interpretimin e saj në “The Substance”, nominimi i parë për Oscar në karrierën e saj por nuk arriti të fitojë çmimin. Moore u konsiderua si një nga favoritet për çmimin e lakmuar, me performancën e saj si Elizabeth Sparkle. Pavarësisht çdo zhgënjimi, Demi Moore ruajti gjakftohtësinë dhe postoi një video të përgatitjeve të saj për mbrëmjen magjepsëse, duke i përshkruar muajt e fundit si “udhëtimi i jetës”.