Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Aktorja e njohur thotë se nuk mund ta shikojë dot veten në filmin “The Perks of Being a Wallflower”!

Aktorja e njohur britanike, Emma Watson, ka rrëfyer së fundmi arsyen pse ndihet e parehatshme kur sheh disa skena nga filmi i saj i vitit 2012, “The Perks of Being a Wallflower”. Në intervista për LADbible dhe BBC Radio 1, ajo tregoi se ka vështirësi t’i rikthehet disa momenteve të xhirimeve, sidomos atyre ku personazhi i saj, Sam, shfaqet me veshje provokuese ose në skena intime.

Watson, e cila është bërë e famshme në mbarë botën për rolin e saj si Hermione Granger në serinë e “Harry Potter”, pranoi se nuk ndihet rehat me skenat e zhveshjes apo ato që përfshijnë intimitet. Ajo shpjegoi se dëshiron të ruajë një distancë të shëndetshme midis imazhit të saj publik dhe roleve të guximshme, për të mos u shkëputur nga figura që e ka bërë të dashur për audiencën. Një nga skenat që e ka bërë ta ndjejë më shumë këtë parehati është ajo ku Sam dhe miqtë e saj performojnë pjesë nga filmi “The Rocky Horror Picture Show”. “Nuk mund ta dallosh, por isha absolutisht e tmerrshme”, ka treguar ajo.