Aktorja Denise Richards ka ndarë eksperiencat e saj të vështira, dhe një periudhë të errët nga fillimet e karrierës së saj, duke treguar se ka përjetuar ngacmime dhe ka marrë kërcënime që, nëse do të fliste, do të përballej me pasoja të rënda profesionale.
Ajo theksoi se në ato momente ndihej e pambrojtur dhe pa mbështetje.
Megjithatë, ajo është mirënjohëse për ndikimin e lëvizjes #MeToo, që ka sjellë një mundësi për gratë të flasin dhe të kenë mbështetje.
Richards ka përgëzuar vajzat e saj për guximin dhe vetëbesimin që kanë në shprehjen e mendimeve të tyre, duke thënë se do të kishte dëshiruar të kishte të njëjtin vetëbesim në moshën e tyre.
Aktorja ka reflektuar edhe mbi përvojat e saj personale, duke përmendur një ngjarje të dhimbshme kur ishte vetëm 15 vjeç, kur përjetoi një sulm që e la të traumatizuar. Kur një burrë e ka tërhequr zvarrë më rrugë. Ajo ka shpjeguar se, për shkak të frikës, nuk mundi të kërkonte ndihmë në ato momente.
Isha e ngrirë nga frika dhe nuk mund të bërtisja për ndihmë
Edhe pse përballet ende me pasojat e këtyre ngjarjeve, Richards ka shprehur se është duke punuar për të kapërcyer këto frikëra.
Ajo ka theksuar se dëshiron që vajzat e saj të mos kalojnë kurrë nëpër situata të ngjashme dhe shpreson se ato do të kenë mundësinë të jetojnë pa frikë dhe të shprehin lirisht mendimet e tyre.