Gjashtë gra të tjera kanë akuzuar për ngacmim seksual ish-drejtuesin e korporatës mediatike CBS, Les Moonves duke çuar në 13 numrin e akuzueseve, për ngjarje që kanë ndodhur vite më parë. Les Moonves, i cili dha dorëheqjen të dielën, i ka hedhur poshtë akuzat si të pavërteta. Sot drejtuesi i rrjetit mediatik CBS nuk është më në detyrë, ndërsa ka shpërthyer një valë e re akuzash për ngacmime seksuale dhe intimidim.