Gossip

Al Pacino ndez rrjetin me një unazë ari në gisht, është martuar?

Emri i Al Pacinos ka rikthyer vëmendjen e mediave ditët e fundit, pasi aktori legjendar 85-vjeçar është fotografuar në një event në Los Angeles me një unazë ari në gisht, duke ngritur menjëherë spekulime për një martesë të mundshme të fshehtë.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa fansat nisën të pyesnin nëse Pacino i ka dhënë fund beqarisë.

Ngjarja ku u pa aktori u zhvillua më 4 dhjetor, gjatë festës në nder të filmit të ri “One Battle After Another”, projekt i regjisorit Paul Thomas Anderson, ku protagonist është Leonardo DiCaprio.

Mes shumë figurave të njohura të Hollywood-it, Pacino tërhoqi vëmendjen jo vetëm për praninë e tij, por edhe për unazën e artë në dorën e djathtë, që shumëkush e interpretoi si simbol martese.

Spekulimet nuk vonuan, megjithatë përgjigjja zyrtare erdhi shpejt. Përfaqësuesi i aktorit reagoi për revistën “People”, duke hedhur poshtë çdo aludim: “Al Pacino nuk është i martuar”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Me këtë sqarim, thashethemet duket se u shuan, të paktën për momentin. Unaza besohet të jetë thjesht një aksesor personal, ndërsa Pacino vazhdon të mbetet një nga figurat më enigmatike dhe më të komentuar të industrisë së filmit.