Lifestyle Tech

Alarm për varësinë dixhitale: Mjekët paralajmërojnë për pasojat serioze!

Ekspertët e shëndetit kanë ngritur alarmin për ndikimet negative që sjell përdorimi i pakontrolluar i celularëve, tabletave dhe kompjuterëve, veçanërisht në shëndetin mendor dhe gjumin cilësor.

Sipas mjekëve Dr. Gagan Saini dhe Dr. Manisha Arora, ekspozimi i gjatë ndaj ekraneve mund të shkaktojë stres kronik dhe çrregullime të ritmit biologjik, duke sjellë pasoja të tilla si:

-Ankth dhe probleme me gjumin

-Lodhje të syve

-Dhimbje koke

-Përqendrim të ulët

Gjendja është gjithnjë e më shqetësuese, pasi edhe të rinjtë dhe të moshuarit po raportojnë mungesë të theksuar gjumi dhe përkeqësim të gjendjes emocionale – të gjitha të lidhura me një varësi në rritje ndaj pajisjeve dixhitale dhe rrjeteve sociale.

Si të reduktojmë ndikimin negativ të teknologjisë?

Ekspertët sugjerojnë disa praktika të thjeshta por të efektshme për një “detoks dixhital”, i cili ndihmon trupin dhe mendjen të rigjenerohen:

Të shmangim pajisjet gjatë ngrënies, për të përmirësuar ndërveprimin dhe për të ndalur impulsin e “scroll”-it.

-Shëtitje pa telefon në natyrë, për të qetësuar sistemin nervor.

-Ndalimi i përdorimit të pajisjeve 1–2 orë para gjumit, për të lehtësuar prodhimin natyral të melatoninës.

Përfitimet nga detox-i dixhital:

-Përqendrim më i mirë dhe më pak stres

-Pushim më cilësor i sistemit nervor

-Rënie e niveleve të kortizolit (hormoni i stresit)

-Gjallërim mendor dhe përmirësim i dukshëm i cilësisë së gjumit

Në një botë gjithnjë e më të lidhur dixhitalisht, vendosja e kufijve është thelbësore për të ruajtur ekuilibrin mes teknologjisë dhe shëndetit mendor.