Ekspertët e gjuhës së trupit besojnë se pozicioni i telefonit dhe mënyra si e përdorni mund të tregojë më shumë për karakterin tuaj. Nëse të gjitha veprimet në celular i kryeni vetëm me njërën dorë, ju jeni një person i sigurt në vetvete dhe shpesh merrni vendime të shpejta. E keni të natyrshme të rrezikoni, por nuk ia lini gjërat rastësisë. Në marrëdhënie personale jeni më të rezervuar. Duhet kohë derisa t’i besoni dikujt plotësisht dhe preferoni të jeni të sigurt se ndjenjat janë të vërteta përpara se të hapeni plotësisht. Pozicioni dorë mbi dorë lidhet me kreativitetin dhe mendjen aktive.
Zakonisht keni ide dhe projektoni plane që kërkojnë organizim dhe vëmendje ndaj detajeve. Ju pëlqen të keni hapësirën tuaj, por njëkohësisht dini të jeni produktivë edhe në grup. Në dashuri, mund të dukeni të ftohtë në fillim, por pas barrierave qëndron një shpirt artistik dhe i ndjeshëm që di të surprizojë. Nëse e mbani pajisjen me të dyja duart dhe përdorni të dyja gishtërinjtë për të shkruar, ju jeni praktikë dhe efikas. Doni ta keni gjithçka nën kontroll dhe nuk humbisni kohë kot.
Kur është fjala për punë, jeni të përshtatshëm për mjedise që kërkojnë punë të shumëfishta. Por në dashuri, qasja juaj mund të duket disi agresive; nxitimi dhe këmbëngulja nganjëherë mund ta trembin partnerin potencial. Me njërën dorë mbani telefonin me tjetrën shkruani. Ky kombinim tregon një vetëbesim të madh dhe prirje për t’u përballur me situata sfiduese pa frikë. Jeni njerëz që rrallë heqin dorë nga ajo që duan, por gjithmonë e matni rrezikun para se të veproni.
Në raportet sentimentale, ky vetëbesim shpesh fshihet pas një pasigurie që nuk shihet lehtë. Ju duhet kohë që të dorëzoheni emocionalisht, por kur e bëni, jeni partnerë të përkushtuar. Studiuesit e psikologjisë së mikrosjelljeve theksojnë se gjestet tona të përditshme zbulojnë më shumë për mendimet dhe zakonet e brendshme se sa e kuptojmë vetë. Të njëjtat parime aplikohen edhe për mënyrën si mbajmë celularin, stilolapsin apo çelësat, sepse dora dhe mendja bashkëpunojnë në mënyrë të pavetëdijshme.