Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus dha një konferencë për shtyp në selinë qëndrore në Gjenevë u shpreh se personat që e kalojnë Koronavirusin nuk mund të quhen plotësisht të shëruar.
Ai ngre alarmin se të shëruarit mund të jenë edhe më pas burim infeksioni. Këta persona mund të rezultojnë infektues deri 15 ditë pas zhdukjes së simptomave të Covid-19.
Për këtë arsye është e domosdoshme që të gjithë ata që do të shërohen nga ky virus, duhet të vazhdojnë vetëizolimin për të paktën 15 ditë të tjera në mënyrë që të mos rrezikohen njerëzit e tjerë.