Gossip Showbiz

Albana Bejko rrëfen tmerrin e përndjekjes: “Ai pretendonte se ishte…”

Moderatorja shqiptare, Albana Bejko, ka treguar për herë të parë detaje tronditëse mbi përndjekjen që ka përjetuar nga mjeku psikiatër Behar Kamberi.

Në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo rrëfeu se gjithçka nisi me një takim të rastësishëm në një restorant, ku Kamberi i kërkoi një foto. Që nga ajo kohë, sipas Bejkos, ai nisi të tregonte sjellje obsesive dhe deluzionale, duke e kontaktuar në rrjete sociale dhe madje edhe në numrin e saj personal.

Kam marrë mesazhe dhe telefonata, duke mos ditur me kë kam të bëj. I kam kërkuar të më lërë të qetë sepse nuk kisha asnjë interes. Por mesazhet obsesive vazhdonin dhe ai pretendonte se ishte i lidhur me mua

-tregoi moderatorja.

Ajo shtoi se periudha më intensive e përndjekjes ka qenë nga qershori i vitit të kaluar deri kohët e fundit, duke e detyruar të telefononte policinë.

Për herë të parë, Albana Bejko shfaqi mesazhet që Kamberi i kishte dërguar, ku i shprehte se ai ishte “burri i tij i ëndrrave”, se e donte shumë dhe dëshironte të martohej me të.

Një moment i frikshëm sipas saj ka qenë kur personi u afrua në ambientin e punës dhe i kërkoi të uleshin për një kafe.

Moderatorja tregoi se për shkak të kësaj situate, ajo ka ndryshuar stilin e jetesës dhe ka mbajtur një qëndrim vigjilent për të siguruar mbrojtjen e saj.

Deklaratat e saj kanë ngjallur shqetësim dhe vëmendje mbi rastet e përndjekjes nga individë të njohur ose të fuqishëm.