Celebrities Live From Tirana

Albana zbulon cilët personazhe të famshëm kanë shtuar shumë ndjekës në Instagram

Rubrika më e re e Live From Tirana, “Social Top 5” me Albanën erdhi sot për herë të parë në Top Albania Radio dhe ju do të mund ta dëgjoni çdo të premte në mesditë. Tani nuk keni më nevojë të kërkoni me imtësi se sa ndjekës kanë personazhet e famshëm shqiptarë e të huaj në Instagram, sepse këtë gjë jua zbulon Albana. Javët e fundit disa VIP-a kanë shtuar mijëra ndjekës duke u bërë kështu edhe më ‘Insta Famous’.

Por kush është mbreti apo mbretëresha e momentit në këtë rrjet social? Le të fillojmë me numërimin mbrapsht!

Leo Messi

Futbollisti ka mbi 170 milionë ndjekës dhe është sportisti me më shumë fansa nga të gjithë. Rreth 4 javëve të fundit ai ka shtuar rreth 5 milionë ndjekës.

Selena Gomez

Ajo dikur ka qenë mbretëresha e Instagram-it por pas shkëputjes nga ky rrjet social ka bërë që shumë prej ndjekësve t’i bëjnë ‘unfollow’. Megjithatë ajo renditet mjaft mirë si një ndër më të ndjekurat duke shtuar këto javë 7 milionë ndjekës. Gjithsej aktorja dhe këngëtarja ka mbi 195 milionë ndjekës në Instagram.

Kim Kardashian

Kim Kardashian ka qenë dhe vazhdon të jetë një prej më të ndjekurave të familjes. Kim e cila ka mbi 193 milionë ndjekës ka shtuar së fundmi rreth 8 milionë të tillë.

 The Rock

Për pak kohë aktori dhe regjisori i famshëm Dwayne Johnson mbante vendin e parë si personazhi më i ndjekur por ky rezultat ndryshoi shpejt. Ai ka zbritur me 1 pozicion dhe deri tani ka mbi 205 milionë ndjekës dhe ka shtuar plot 9 milionë të tillë.

Ariana Grande dhe Kylie Jenner

Për vendin e parë kemi një barazim. Dy bukuroshet Ariana dhe Kylie janë 2 mbretëreshat e rrjetit social Instagram të cilat kanë më shumë ndjekës se të gjithë…të paktën ditët e fundit. Këngëtarja e famshme ka plot 209 milionë ndjekës duke shtuar 11 milionë në vetëm pak javë ndërsa Kylie ka 202 milionë ndjekës dhe ka shtuar 10 milionë.

Sa i përket personazheve shqiptarë, se cilët prej tyre kanë rrëmbyer më shumë ndjekës javët e fundit:

Ronela Hajati

Mesa duket për këngëtaren, ardhja në Top Albania Radio për intervistën rreth fëmijërisë në “Pardon My French” ka qenë një ogur i mbarë. Ronela tashmë shënon një rritje me 10 mijë ndjekës më shumë duke e çuar numrin total të fansave në 671 mijë.

Kejvina Kthjella

Modelja bukuroshe e cila së fundmi po shndërrohet edhe në një influencer di si t’i tërheqë vëmendjen publikut online. Javët e fundit Kejvina ka shtuar 18 mijë ndjekës të rinj duke u renditur e 4-ta me 684 mijë ndjekës.

 Ana Lleshi (Konkurrentja e Për’Puthen)

Sigurisht që ky spektakël ka sjellë frytet e tij për konkurrentët pasi siç e shikoni në vendin e tretë si personazhi që ka shtuar më shumë ndjekës është Ana. Ajo ka shtuar plot 32 mijë ndjekës duke e çuar numrin total të tyre në 404 mijë.

Melisa Lleshi (Konkurrentja e Për’Puthen)

Bukuroshja tjetër e këtij spektakli është në vend të dytë të paktën për këtë javë. Melisa ka shtuar 46 mijë followers dhe në total ka 356 mijë.

 Stresi

Reperi shumë i dashur i publikut i cili pak ditë më parë ishte i ftuar në Live From Tirana, është mbreti i Instagram-it shqiptar jo për numrin total të ndjekësve por numrin e shtuar ditët e fundit. Stresi shtoi 58 mijë ndjekës sigurisht edhe prej vëmendjes që mori nga protesta e organizuar 2 ditë më parë nga e cila tashmë ai është në kërkim. Në total reperi ka 651 mijë ndjekës.