Ai ka qenë pranë shqiptarëve në ditët e vështira pas tërmetit duke mbledhur ndihma e duke siguruar strehim për personat e prekur por ama nuk ka lënë pas asnjë moment karrierën dhe pasionin e tij për muzikën.
Gjithmonë pranë publikut, Capital T ka zbuluar disa detaje rreth albumit më të ri që do të publikojë vitin e ardhshëm.
Në një intervistë të dhënë për “Prive.al”, këngëtari tregoi se albumi i ri do të jetë ndryshe nga të tjerët. Përveç këngëve që me siguri do të shndërrohen në hite, pjesë e albumit do të jenë bashkëpunime me artistë të famshëm shqiptarë.
Krahas kësaj, artisti konfirmoi që do të ketë bashkëpunime edhe me artistë të huaj, një risi nga albumet e kaluara të këngëtarit. Sakaq, ai ka vendosur që momentalisht të mos zbulojë asnjë emër duke na shtuar kureshtjen të gjithëve.