BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Film & Tv

Aldo synon çmimin “Oscar”, Mikela rrëfen humbjen e babait

“Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të diel me një episod maratonë nga ora 16:00 deri në 19:00. Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.

Në pjesën e dytë me moderatorë Gjesti dhe Laerti. Të ftuar Aldo dhe Mikela.

Laerti i kërkoi Aldos të flasë mbi rikthimin e tij në Shqipëri, pasi tentoi të niste diçka në SHBA dhe mbi ambiciet për të sjellë “Oscarin” në Shqipëri.

Laerti: Aldo ka ëndërr të sjellë “Oscar”-in në Shqipëri me film të shkurtër… Aldo do ta sjellësh?

Aldo: Besoj se po.

Laerti: Sa e vështirë është të kthehesh nga Amerika? Të hysh këtu në industrinë e filmit?

Aldo:  Shkova në SHBA për një ndryshim edhe sepse aspiroja të bëhesha kineast. Detyrohesh të bësh punë të tjera, vitet kalojnë dhe kupton se ëndrra nuk po realizohet. Në vendin tënd ke ndonjë njohje. Pyet veten: I pari në fshat, apo i fundit në qytet? Por filmi këtu është i vështirë për t’u realizuar. Mungojnë paratë.

Pasi Aldo dhe Laerti folën për vështirësitë e kinematografisë shqiptare aktualisht, Laerti kërkoi nga Mikela të ndante historinë e humbjes së babait.

Laerti e pyet: Ke ndarë një histori me disa banorë, a do ta ndash edhe me dëgjuesit e Top Albania Radio?

Mikela: Është e vështirë, Akoma nuk e kam kaluar humbjen e Babit… para 15 vitesh. E vështirë kur të vjen kjo goditje dhe je e vogël. E ka përjetuar shumë keq.

Laerti: Ku jetoje?

Mikela: Jetoja në Shqipëri, isha shumë e lidhur me babin. E kam shumë të vështirë, nuk e di nëse jam gati.

Laerti: Ndaje dhimbjen me ne… A ndryshoi jeta?

Mikela: Po më ndryshoi jeta, mua, mamit dhe vëllait. Mungon pjesa më e rëndësishme… kolona e shtëpisë. Jeta u bë e vështirë. Mami bëri rolin e dy prindërve.

Laerti: Shkuat në Itali?

Mikela: Po, xhaxhai na ndihmoi. Babi punonte në Itali më parë. Ndërroi jetë këtu. Doktorët nuk i dhanë shpresë.