Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, shpreh gatishmërinë e tij për bashkëpunim të plotë me Prishtinën, në luftën kundër koronavirusit, sidomos në veriun me shumicë serbe. Rastet nga ky komunitet raportohen në Beograd, që flet për 27 të infektuar, përfshirë një person që ka humbur jetën. Në Kosovë janë 145 të infektuar, mes tyre 3 viktima e 23 të shëruar.