Gossip Showbiz

Aludohet se e dashura e Mozzik është shtatzënë? Si qëndron e vërteta?

Lotina Haziri ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve të fundit që flasin për një shtatzëni të mundshme, duke i quajtur ato “clickbait”.

Ajo shfrytëzoi Instagramin për të sqaruar situatën, duke thënë se thjesht ka shtuar disa kilogramë dhe se nuk është në pritje të ëmbël.

Në një postim në InstaStory, ajo shkroi:

I kom shtu 5kg!!!!!!!! Not pregnant. Stop click-baiting over me

– duke shprehur kështu irritimin e saj për thashethemet që po përhapen në rrjetet sociale.

Në një postim tjetër, Lotina ironizoi ata që përhapin lajme të rreme, duke shkruar:

Mos m’perduni per view-sa

– duke lënë të kuptohet se emri i saj po shfrytëzohet për të tërhequr vëmendje dhe klikime.

Ky reagim i saj vjen në një kohë kur mediat rozë kanë filluar të spekulojnë për një shtatzëni të mundshme mes Lotinës dhe partnerit të saj, reperit të njohur Mozzik.