Tech

Amazon bën ofertë për të blerë aplikacionin e TikTok?

Amazon ka bërë një ofertë për të blerë TikTok, aplikacionin popullor në pronësi të ByteDance të Kinës, raporton New York Times.

Ofertën e ka bërë divizioni amerikan i Amazon përmes një letre drejtuar zëvendëspresidentit JD Vance dhe Sekretarit të Tregtisë Howard Lutnick.

TikTok, që përdoret nga gati gjysma e amerikanëve, duhet të shitet deri më 5 prill, siç është kërkuar nga një urdhër i dhënë nga presidenti Donald Trump.

Kjo çështje ka ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare dhe ka nxitur një ligj të miratuar në vitin 2024, që kërkonte largimin e ByteDance nga kontrolli i TikTok deri më 19 janar.