Bota

Amazon, kompania e dytë “një trilion dollarëshe”

Amazon është bërë kompania e dytë më më vlerë në botë. Sipas “Wall Street”, ajo i kaloi një trilion dollarët, vetëm pak javë pasi këtë rekord e arriti për herë të parë në histori kompania Apple. Një rritje e beftë e çmimit të aksioneve të Amazon, e cila është e listuar në bursën “Nasdaq” e bëri atë të kalonte mbi limitin e pakapshëm deri pak javë më parë.